Barcelona, Raiola i ofron Pogba për 100 milionë euro

Mesfushori i Mançester Junajtid, Pol Pogba i është ofruar Barcelonës për 100 milionë euro. Menaxheri i lojtarit, Mino Raiola, i cili ishte i pranishëm në stërvitjen e katalanëve, tha se ideja është diskutuar.

Pogba ka patur disa përplasje me trajnerin e “Djajve të Kuq”, Zhoze Murinjo dhe do të ishte i lumtur të largohej. Mesfushori kishte përfunduar në radarët e Barçës prej vitit 2015, pas paraqitjeve të shkëlqyera te Juventusi.

Më pas, në vitin 2016 francezi kaloi në “Olld Traford”, në atë që ishte një transferim rekord për kohën. Aktualisht 25-vjeçari Pogba është i angazhuar në Kupën e Botës, ku pasditen e së dielës do të luajë finalen ndaj Kroacisë. Triumfi padyshim që do t’ia rriste kuotat e transferimit në “Kamp Nou”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online