Xhaka vs Rashica, ekipet e mbushura me personalitete nga çdo fushë

0

Granit Xhaka dhe Milot Rashica do të vihen përballë njeri-tjetrit të shtunën, ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Dy futbollistët do të zhvillojnë një ndeshje bamirësie në kuadër të 20-vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Xhaka dhe Rashica do të jenë kapitenë të skuadrave të tyre. Ditën e sotme janë bërë të ditura emrat  e lojtarëve që do të marrin pjesë në këtë ndeshje. Personalitete nga futbolli, sporte të ndryshme, muzika dhe fusha të tjera do shkelin në fushën blertë.

Bien në sy emrat e reperëve si Ledri Vula dhe MC Kresha, ndërsa ka pjesëmarrës do të jetë basketbollisti i njohur Dardan Berisha dhe boksieri Haxhi Krasniqi. Ermir Lenjani, Mërgim Mavraj dhe Arlind Ajeti jaën gjithashtu pjesë e listës.

Në skuadrën e Granit Xhakës do të jetë babai i tij Ragip Xhaka dhe sulmuesi i Bazelit, Albian Ajeti. . Për këtë ndeshje ka nisur edhe shitja e biletave. Në tribunën lindorë një biletë kushton 2 euro, kurse në tribunën perëndimore 3 euro.

Tribuna e tjera do të jenë falas, ndërkohë që të ardhurat do të shkojnë për familjet e varfra. FFK dhe Komuna e Prishtinës e mbështesin këtë aktivizimet, ndërsa sa i takon biletave, ato po shiten në Rave Travel dhe në kioskën e qytetit të Prishtinës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.