Wilder: Së shpejti ndeshem me Ortiz, kam një këshillë për Joshuan

0

Deontay Wilder ka dhënë një intervistë për “ESPN”, ku ka folur për planet e së ardhmes së tij. Kampioni i botës u shpreh se fillimisht do të ndeshet me kubanezin Luis Ortiz, ndërsa më pas radhën e ka Tyson Fury, kundërshtar me të cilin synon të sheshojë barazimin e dhjetorit të vitit të kaluar.

“Po duelet me Luiz Ortiz dhe Tyson Fury po bëhen gati. Fillimisht do të lajmëroj datën dhe vendin për duelin me Ortiz, s’besoj se do të vonojë shumë. Më pas do punojmë për Tyson Fury, me të do ndeshem nga fillimi i vitit tjetër. Jam një boksier që tenton të luftojë gjithmonë më të mirët, kështu ju jap fansave duele interesante për t’u parë. Këtë gjë bëjnë kampionët”.

KËSHILLA PËR ANTHONY JOSHUA – “Humbja ndaj Ruiz ishte shumë e dhunshme. Po të isha në vendin e tij s’do të ndeshesha përsëri me Ruiz. Gjithsesi këshilla ime për të është që të bëjë atë mendon se është e drejtë. Do ishte mirë të bënte një ndeshje nxehjeje me një kundërshtar të një niveli më të dobët. Kjo gjë do ta ndihmonte në aspektin mendor, do fitonte shumë vetëbesim”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.