Vjen edhe zyrtarizimi, Sidibe në elitë

0

Lansinet Sidibe do të luajë edhe sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore. Mesfushori nga Guinea është marrë nga Teuta në huazim, pasi durrsakët e kanë bindur klubin e Besëlidhjes.

“Klubi zyrtarizon marrëveshjen me lojtarin Lansinet Sidibe. Mesfushori 21-vjeçar, i cili sezonin e kaluar ishte titullar i ekipit të Flamurtarit, do të jetë pjesë e Teutës”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.

Sidibe spikati vjet me Flamurtarin, teksa luajti në të gjitha ndeshjet që ishte i gatshëm si titullar. Mesfushori bashkohet te Teuta me Seku Kamara, me të cilin ishte shok ekipi edhe vjet në Vlorë, por edhe te Besëlidhja më parë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.