“Viktima” e preferuar dhe sezoni i Shkëndijës, rrëfehet Emini

0

Ish-sulmuesi i Kukësit, Izair Emini po bën një sezon të shkëlqyer me Shkëndijën e Tetovës dhe është golashënues i skuadrës kuqezi. Bomberi ka folur sot për faqen zyrtare të klubit, ku më shumë është ndaluar te sezoni që Shkëndija ka bërë deri më tani, si dhe ka treguar se cila skuadër është “viktima” e tij e preferuar dhe që i shënon gjithmonë.

SEZONI I SHKËNDIJËS – “Ne jemi të gatshëm për ndeshjet e radhës dhe duhet t’i marrim të gjitha ndeshjet një e nga një. Duhet seriozitet maksimal dhe të thellojmë diferencën me vendin e dytë. Jemi kampionët në fuqi dhe në çdo ndeshje, kemi ambicien për të fituar dhe të mbrojmë titullin kampion.

VIKTIMA E PREFERUAR – “Është e vërtetë se i kam bërë 5 gola Bellasicës dhe ndaj tyre realizoj rregullisht. Ne sulmuesëve na ndodh që brenda një sezoni të kemi një kundërshtar që na përshtatet dhe t’u bëjmë rregullisht gola, siç që është rasti im me Bellasicën në këtë edicion. Por më shumë se statistika personale, për mua rëndësi ka fakti që ato gola kanë ndihmuar skuadrën të marrë 9 pikë nga këto 3 sfida”,- u shpreh ish-sulmuesi i Kukësit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.