VIDEO | Valencia në Champions, surpriza Getafe mjaftohet me Ligën e Europës

0

Valencia ia ka dalë të sigurojë një kualifikim të madh në Champions. Deri para pak javësh renditej Getafe në vendin e katërt dhe garën e kishte me Sevijën. Megjithatë, Valencia shfrytëzoi gabimet e këtyre dy ekipeve dhe festoi ditën e sotme.

0-2 fituan djemtë e Marçelinos në transfertë kundër Vajadolidit, me nga një gol të shënuar për çdo pjesë. Soler dhe Rodrigo ishin heronjtë, të cilët ndëshkuan ekipi e Ronaldo fenomenit.

Getafes nuk i shërbeu pika e marrë në shtëpi kundër Vijarealit. Surpriza e madhe e këtij sezoni barazoi 2-2 dhe e mbylli kampionatin në kuotën e 59 pikëve, duke u kualifikuar në Europa League.

Sevija mposhti 2-0 Atletiko Bilbaon në shtëpi me golat e Ben Jeder dhe El Hadadit në limitet e çdo pjese. 59 pikë dhe vendi i gjashtë për ekipin andaluzian, që gjithashtu do të luajë sezonin e ardhshëm në Europa League.

Espanjol-Real Sociedad 2-0
(Rosales 58’, Vu Lei 65’)

Getafe-Vijareal 2-2
(Portijo 13’, Maksimoviç 76’ / Iborra 44’, Moreno 87’)

Sevija-Atletik Bilbao 2-0
(Ben Jeder 44’, El Hadadi 90+2’)

Vajadolid-Valencia 0-2
(Soler 36’, Rodrigo 52’)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.