VIDEO | Uruguai “luan” me Ekuadorin, Kavani realizon një perlë

0

Dominim total, raste të shumta dhe katër gola të shënuar. Uruguai kalon me “poker” Ekuadorin dhe e nis me këmbë të mbarë garimin në Kupën e Amerikës. Gjithçka nisi me gola, pasi mesfushori Nikolas Lodeiro gjet rrugën e rrjetës pas një krosimi të Suarez. Kontroll i mirë i topit, “vallëzim” brenda zonës dhe në fund finalizim perfekt.

Uruguai i dha drejtim ndeshjes dhe pasi kishin kaluar pak më shumë se gjysmë ore lojë erdhi edhe goli i dytë. Një realizim mjaft i bukur nga Edinson Kavani, i cili pa më parë shokët e tij të luanin “pingpong” në zonë dhe më pas shënoi.

Dhjetë minuta më pas, sërish nga një goditjeje këndi, erdhi edhe goli i tretë. Këtë herë ishte Luis Suarez i Barcelonës që nuk fali me një goditje brenda zonës. Uruguai shkoi në dhomat e zhveshjes me avantazhin e tre golave dhe praktikisht çështja e fitores ishte e mbyllur. Ekuadori nga minuta e 24-t luante me një lojtar më pak.

Në të dytën ritmi u ul pak dhe goli i katërt u shënua nga vetë lojtarët e Ekuadorit, me futbollistin Arturo Mina i cili pa veten t’i ngecte në këmbë një top që nuk mund t’i jepte drejtim tjetër veçse në portën e tij. 4-0 dhe Uruguai merr tre pikët e para.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.