VIDEO | Tentoi “Panenka”, ylli shqiptar bëhet qesharak në Angli

Bersant Celina ka “pushtuar” rrjetet sociale, pasi në takimin e sotëm mes skuadrës së tij, Suonsi, kundër Uest Brom, nuk arriti të shënoj nga pika e bardhë e penalltisë. Jo vetëm kaq, por numri 10 i skuadrës uellsiane tentoi të shënojë me “Panenka”, duke djallosur gjithçka.

Këmba e tij mbështetësë rrëshket në momentin e fundit dhe topi nuk lëviz asnjë metër. Skuadra kundërshtare arrin të largojë sferën nga zona e rreptësisë dhe Suonsi shpërdoron një shans të artë. Celina ka qenë një nga lojtarët më të mirë në “Championship” këtë sezon, pasi ka qenë lojtari më i rëndësishëm për Suonsin, por pas gafës së sotme, të gjithë e kanë kritikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *