VIDEO | Tahiraj i papërmbajtshëm, protagonist absolut në Slloveni

0

Françesko Tahiraj  po kalon një moment të shkëlqyer në Slloveni, ku aktivizohet me skuadrën e Aluminij. Në fitoren sotme ndaj Çeljes me rezultatin 4 – 1, mesfushori i krahut ishte protagonist në të gjitha golat e ekipit të tij.

Në minutën e 15-të, 22-vjeçari shënoi golin e parë që barazoi çoi me 1 – 1. Tetë minuta më vonë shërbeu shokën e skuadrës me asist, ndërsa luajti rol kyç edhe në golin e tretë, ku një goditje e tij u ndal nga traversa dhe më pas topi u shty me lehtësi nga një sulmues i Aluminij.

Në minutën e 84-të, vlonjati vulosi takimin duke shënuar golin e katërt për Aluminij. Në 17 javë kampionat Tahiraj ka shënuar tetë gola, pesë prej të cilëve janë shënuar në katër takimet e fundit.

GOLI I PARË

ASISTI

TRAVERSA E TAHIRAJT DHE GOLI I ALUMINIJ

GOLI I DYTË

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.