VIDEO | Super Jokiç thyen edhe Blazers, hakmerren 76ers

0

Toronto Raptors është thyer në takimin e dytë me Philadelphia 76ers. Rezultati i përgjithshëm i takimit ishte 89-94. Miqtë e nisën më mirë ndeshjen dhe në dy periodat e para realizuan 13 pikë më shumë. Kanadezët u munduan ta përmbysnin ndeshjen, por pa sukses.

Kawhi Leonard (35 pikë, 6 asiste, 7 rebound) vazhdon me paraqitjet e mira, por 76ers ia prishi festën atij dhe Pascal Siakam (21 pikë, 3 asiste, 7 rebound). Jimmy Butler (30 pikë, 5 asiste, 11 rebound) u kundërpërgjigj nga miqtë dhe pati mbështetjen e pjesës tjetër të titullarëve, që realizuan mbi 10 pikë.

Denver Nuggets i ka nisur mbarë serinë e gjysmëfinaleve, pasi mundi Portland Trail Blazers me shifrat 121-113. Nikola Jokiç vazhdon me paraqitjet fantastike. Në llogarinë e tij u shënuan 37 pikë, 6 asiste dhe 9 rebound.

Jamal Murray (19 pikë, 3 asiste, 6 rebound) dhe Paul Millsap (23 pikë, 8 asiste) gjithashtu dhanë një kontribut të vyer për këtë triumf, duke hedhur poshtë një super Damian Lillard (39 pikë, 6 asiste, 3 rebound). 26 pikë të realizuara edhe nga Enes Kanter, por Nuggets ishin më lart dhe triumfuan.

Toronto Raptors-Philadelphia 76ers 89-94 (1-1)

Denver Nuggets-Portland Trail Blazers 121-113 (1-0)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.