VIDEO | Spektakël për një pikë në Firence, debutimi i çmendur i Muriel

Fiorentina dhe Sampdoria dhurojnë spektakël në “Artemio Franchi”. Plot gjashtë gola në Firence, ku të dyja ekipet shënuan nga tre herë. Luis Muriel shkëlqeu në debutim me Fioren, teksa shënoi dy gola të jashtëzakonshëm, por gjithsesi nuk mjaftoi për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.

Sfida nisi në mënyrën më të mirë për vendasit dhe për blerjen më të re të sulmit, Luis Muriel, i cili shënoi në minutën e 34-t. Gjithsesi, gëzimi i golit nuk zgjati shumë, pasi vetëm pesë minuta më vonë Fernandes la me 10 lojtarë ekipin e tij, teksa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Gaston Ramirez vuri baraspeshën një minutë përpara fundit të pjesës së parë, duke mbyll 45 minutat me shifrat 1-1. Pavarësisht se luajtën me një lojtar më pak, Fiorentina e gjeti forcën dhe në minutën e 70-të shënoi përsëri me Muriel, i cili çoi peshë tifozët e tij për të dytën herë. Sidoqoftë, në fund ekipi i Sampdorias përmbysi çdo gjë brenda katër minutash.

Fillimisht, Fabio Kualiarela shënoi nga pika e bardhë në minutën e 81-të, ndërsa në të 85-tën ishte përsëri sulmuesi, i cili i dhuroi golin e përmbysjes ekipit të tij. Gjithsesi, çmenduria e kësaj ndeshje nuk ishte ndalur ende, pasi në minutën e 92-të German Pecela baraspeshon gjithçka, duke e mbyllur sfidën në 3-3.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *