VIDEO | Shqipëri bujare, Islanda i prish debutimin Rejës

0

As Edi Reja nuk i bën derman Shqipërisë, që është mposhtur në Islandë nga vendasit me rezultatin minimal 1-0. Kuqezinjtë u ndëshkuan nga një gabim në mbrojtje në pjesën e parë, kur Gudmundson shmangu kë i dilte para dhe mposhti më pas edhe portierin Etrit Berisha. Ai gol vendosi gjithçka dhe bëri të harrohen tentativat e Hysajt, Dermakut dhe Ndojit.

Islandë më të dobët Shqipëria nuk mund të gjejë në një moment tjetër. Statistikat flasin vetë, teksa në 17 ndeshjet e fundit kanë fituar vetëm një herë. Tashmë u shtohet edhe një triumf tjetër në shifrat e tyre. Vendasit fituan dhe e bënë diçka të tillë edhe pa luajtur më mirë se ne, pavarësisht se duhet thënë se në disa momente ishin të rrezikshëm.

Freskia e tyre fizike u shërbyer për të ndërprerë shumicën e aksioneve tona dhe duke na mbajtur larg portës. Ia arritën qëllimit dhe në fund iu gëzuan tre pikëve, kurse Shqipëria duhet të mendojë për ndeshjen e radhës, atë me Moldavinë në Elbasan.

EUROPEAN QUALIFIERS 2020 – GRUPI H
E shtunë, më 8 qershor 2019, ora 15:00
Stadiumi “Laugardalsvollur”, Rejkjavik

ISLANDË-SHQIPËRI 1-0
Shënues: Gudmundson 22′

ISLANDA: Halldorsson, Hermannsson, Arnason, R. Sigurdsson, Skulason, Gudmundsson (Traustason 56′), Gunnarsson, Bjarnason, Sigurjonsson, G. Sigurdsson, Kjartansson

SHQIPËRIA: Berisha – Ismajli, Dermaku, Veseli – Hysaj, Xhaka (Ndoj 72′), Basha (Kaçe 67′), Abrashi, Lenjani – Balaj, Cikalleshi (Sadiku 80′). Trajner: Edi Reja

Gjyqtarë: Bobby Madden (SCO), Douglas Ross (SCO), David Roome (SCO), Donald Robertson (SCO)

EPISODET

94′ – Berisha shpëtoi Shqipërinë nga një gol tjetër, pasi devijoi gjuajtjen e Sigurdson në dy kohë.

82′ – Ndoj, në hyrje të zonës, provon me një goditje të fortë. Topi i goditur prej mesfushorit të Breshias shkoi pak mbi traun e portës.

80′ – Armando Sadiku ishte lëvizja e fundit e trajneri Edi Reja, i cili nxori nga fusha sulmuesin Sokol Cikalleshi.

67′ – Migjen Basha lë fushën e lojës dhe në vend të tij aktivizohet mesfushori Ergys Kaçe. Reja do më shumë fantazi dhe freski.

66′ –  Arnason mund ta ndëshkonte Shqipërinë pas një krosi në që anësori e arrin dhe e devijon jashtë porte.

45-60′ Shqipëria është më kërkuese, por i mungon qartësia për të shkuar te porta e Islandës. Vendasit janë agresivë dhe ndërpresin shumicën e aksioneve

PUSHIMI I NDESHJES – Humbasim me rezultat, por jo me lojë. Kuqezinjtë kanë luajtur shumë mirë, kanë qenë të barabartë në zotërim topi e kanë tentuar më shumë goditje drejt portës, por falëm një gol në mënyrë naive dhe në fund arbitri nuk pa një penallti në favorin tonë.

45′ – Shqipëria proteston për një penallti, me pretendimin se lojtari i Islandës prek një top me dorë në zonë. Pamjet tregojnë që ka një përkulje të mbrojtësit islandez, duke penallti e qartë, por arbitri ishte shumë pranë dhe nuk e ndali lojën, mes protestave të lojtarëve tanë.

28′ goditje këndi e krosuar në zonë nga Lenjani, topi mbetet në zonë dhe Dermaku gjuan drejt portës. Topi shkon pak mbi traun e portës.

22′ GOOOL Gudmundson “hedh valle” në zonën e kombëtares shqiptare dhe më pas mposht edhe portierin Etrit Berisha

4′ – Shqipëria i afrohet golit me anë të mbrojtësit Elseid Hysaj, i cili me të majtën goditi në kuadrat dhe portieri vendas shmangu golin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.