Video | Ronaldo &Co. ja marrin këngës, te Juventusi gjithçka shkon vaj

0

Kristiano Ronaldo është ndoshta futbollisti më i mirë në historinë e njerëzimit, një legjendë e gjallë që kemi fatin ta shikojmë ende duke luajtur në nivelet më të larta. Por, pavarësisht këtij statusi special, as vetë “CR7” nuk mund t’i shpëtojë traditës së këndimit të një kënge, pas transferimit te një ekip i ri.

Në nje video të postuar nga Miralem Pjaniç në “Instagram”, 33-vjeçari këndon një këngë portugeze, dallohet qartë që pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është në siklet, ndërsa për sa i përket aftësive të Ronaldos në të kënduar…. Le të themi që ka bërë mirë që ka zgjedhur një karrierë në sport, sepse në këngëtar nuk do të shkonte shumë larg.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.