Milani, takim me UEFA-n në vjeshtë

0

Merkatoja e verës ka përfunduar dhe Milani është gati për sezonin e ri, por këtë fundjavë do të jetë pushim, për shkak të shtyrjes së ndeshjes kundër Xhenoas.

Ndërkaq, drejtuesit e klubit janë me mendjen te takimi me UEFA-n, sepse i pret Adjudicatory Chamber, ku do të mësojnë masat e reja në lidhje me dënimet dhe kufizimet në lidhje me bilancin negativ të viteve të fundit.

Praktikisht, një procedurë e ndjekur disa muaj më parë, por që më pas CAS në Lozanë e hodhi poshtë, duke kthyer Milanin në Europa League.

Sipas asaj që raporton La Repubblica, në shtator Milani do të takohet me UEFA-n dhe do të diskutohet sërish në lidhje me shkeljen e Fair-Play financiar në sezonet e fundit.

Këtë radhë Milani shpreson që t’i pranohet ‘voluntary agreement‘, një marrëveshje ku Milani do evitonte gjobat e rënda dhe do fitonte kohë, duke pasur 3-5 vite afat për të rregulluar bilancin.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.