VIDEO | Raptors në histori, Kawhi Leonard përbindësh

0

Toronto Raptors futet në histori, duke u bërë ekipi i parë kanadez që shkon në një finale të NBA. Ata kanë mposhtur Milwaukee Bucks në ndeshjen e 6-të të serive të finaleve të Konferencës së Lindjes. Raptors, edhe pse nuk e nisën mirë, ia dolën të përmbysnin gjithçka në periodën e katërt dhe të siguronin kalimin në finale, aty ku i gjejnë kampionët në fuqi të Golden State Warriors.

Kawhi Leonard ishte i papërmbajtshëm. Shënoi 27 pikë, asistoi 7 herë dhe mbi të gjitha arriti të rikuperojë 17 topa në tabelë. Kyle Lowry (17 pikë, 8 asiste, 5 rebound) gjithashtu bëri një paraqitje shumë të mirë. Pascal Siakam dhe Fred VanVleet, autorë të 18 dhe 14 pikëve, plotësojnë listën e protagonistëve të Raptors.

Giannis Antetokounmpo e dëshironte shumë finalen, por nuk ia ka dalë të thyejë dot Raptors. Ylli i Bucks shënoi 21 pikë, asistoi 4 herë dhe rikuperoi 11 topa në tabelë. Brook Lopez, shënues i 18 pikëve, u mundua t’i jepte një dorë greko nigerianit, por pa sukses.

NBA PLAY-OFF | FINALJA E KONFERENCËS SË LINDJES
Toronto Raptors-Milwaukee Bucks 100-94 (4-2)
(18-31, 25-19; 28-26; 29-18)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.