VIDEO/ “Pushtuesi” i fushës merr dhuratën dhe shpërthen në lot

Të takosh yjet e futbollit botëror është një ëndërr që mund të kesh vetëm një herë mundësinë për ta realizuar. Ndonëse sot është e vështirë për të parë e jo më për të takuar lojtarë që konsiderohen si yje, ndonjëherë mjafton dhe ndonjë “pushtim” drejt fushës, por vetëm atëherë kur ndeshja ka përfunduar dhe pa cënuar askënd.

Në Francë, braziliani Nejmar është pa diskutim një prej futbollistëve më të dashur dhe në ndeshjen e fundit mes Nimesit të sapo ngjitur dhe kampionëve në fuqi, një tifoz në fundin e ndeshjes i ka shpëtuar forcave të sigurisë dhe ka shkuar për të përqafuar lojtarin brazilian.

Pas një bisede të shkurtër, sulmuesi ka hequr fanellën e tij për t’ia bërë dhuratë “pushtuesit” të vogël, i cili menjëherë sapo ka parë Nejmarin të zhvishet ka shpërthyer në lot. Një gjest i bukur, por dhe prindërit e lojtarit nuk do shpëtojnë pa ndonjë gjobë të kripur. Ndoshta nuk do ju bëjë shumë përshtypje, pasi nuk i ndodh çdokujt që të takojë Nejmarin, e për më tepër të marrë dhurata nga ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *