VIDEO | Partizani del duke luftuar, Karabak nuk ishte gogol

0

Karabaku ka arritur ta thyejë Partizanin pas 180 minutash lojë, duke u kualifikuar në turin tjetër kualifikues të Champions League dhe duke i rikthyer “Demat” në shtëpi të eliminuar. Kanë mjaftuar golat nga kroati Ozobiç në minutën e 52’ dhe Kuintana në sekondat e fundit që të vendoset fati i këtij takimi.

Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat në pjesën e parë, me Partizanin që rrezikoi me kundërsulme dhe me Karabakun që dominoi në qarkullim topi. Në pjesën e dytë, Karabaku u hodh i gjithi në sulm dhe kërkoi me ngulm golin, që erdhir pas vetëm 7 minutash lojë në fraksionin e dytë.

Ailton kroson bukur nga e majta dhe mbrojtja e Partizanit është e pavendosur mirë. Ozobiç përfiton, duke gjetur hapësirën e duhur dhe duke shënuar një gol shumë të bukur me kokë. Në sekondat e fundit të sfidës, Kuintana do të shënonte golin e dytë për Karabakun me anë të një kundërsulmi,  gol ky që vendosi dhe rezultatin final në 2-0.

Champions League, 17 korrik 2019 (19:00), Baku

Karabak – Partizani  2-0  (0-0)
Ozobic 52′, Kuintana 90+4′

EPISODET –

90’ – Mbyllet takimi në Baku. Karabaku triumfon 2-0 përballë Partizanit, duke u kualifikuar në turin tjetër.

90+4’ – Karabaku shënon sërish. Kuintana, i sapo futur në lojë, shënon me topin e parë që prek, duke vendosur rezultatin final në 2-0

75’ – 30 sekonda më vonë, Hoxha bën heroin e Partizanit. Plot 4 tentativa të vendasve, që i shkojnë shumë pranë golit, por gardiani i “Demave” ndal gjithçka

74’ – Minuta të çmendura. Fillimisht, është sulmuesi i Partizanit, Solomon, që humbet një rast të artë, totalisht i vetëm përballë portierit.

62’ – Karabaku pranë golit të dytë. Sulmuesi Jaime është i lirë para portierit Hoxha, godet me të majtën, por pret gardiani i Partizanit

52’ – Zhbllokohet takimi, shënon Karabaku. Një krosim nga e majta e Ailton gjen kokën e kroatit Ozobiç, i cili nuk e ka të vështirë të mposhtë Hoxhën. Në avantazh vendasit.

49’ – Karabaku pretendon për penallti. Një krosim nga e majta përplaset në trupin e Hakajt dhe vendasit i vërsulen arbitrit, por ky i fundit nuk akordon penallti

46’ – Fillon fraksioni i dytë i lojës.

45’ – Pjesa e parë ishte shumë e kujdesshme për të dyja skuadrat, që nuk duan kurrsesi të pësojnë. Çinari rrezikoi portën e Karabakut në mesin e pjesës së parë, ndërsa vendasit dominojnë në qarkullim topi

28’ – Partizani shfaqet më në fund te porta e Karabakut. Asani dhe Çinari kombinojnë mirë nga e djathta, me shkodranin që mund mendohet dy herë dhe lëshon një të majtë nga një distancë e largërt. Portieri kundërshtar nuk rrezikon dhe çon topin në goditje këndi

13’ – Rasti i parë i rrezikshëm është për vendasit e Karabak. Zubir provon të djathtën nga jashtë zone, por topi i tij shkon ngjitur me shtyllën

1’ – Fillon takimi në Baku, Partizani përplas “brirët” kundër Karabakut

FORMACIONET

Karabak: Vagner, Ailton, Mamadov, Medvedev, Abdullajev, Mishel, Romero, Sadigov, Zubir, Ozobiç, Almeida

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Bitri, Hakaj (Braun 83′), Telushi, Mala, Kordeiro, Çinari (Trashi 62′), Asani, Solomon (Ekuban 75′)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.