Tërbuni i beson akademisë bardheblu, firmosin tri talente

Skuadra e Tërbunit ka filluar të bëjë gati ekipin për sezonin e ardhshëm të Kategorisë së Parë. Drejtuesit e klubit pukjan kanë ruajtur pjesën më të madhe të grupit që u shpall fitues i Kategorisë së dytë, ndërsa ditën e sotme janë zyrtarizuar afrimet e tre lojtarëve.

Bëhet fjalë për tre futbollistë të cilët kanë qenë pjesë e akademisë së Tiranës. Sulmuesit Redi Veriu e Aldo Selenica dhe mesfushori Serxhio Tabaku. Të tre futbollistët janë të datëlindjes së vitit 2000. Në mungesë të një kontrate nga ekipi i parë Tiranës, ka përfituar Tërbuni, që ka mirëpritur në gjirin e vetë të tre lojtarët.

Sulmuesi Veriu ka qenë një ndër lojtarët më të dalluar të grupmoshave të Tiranës ndër vite, ku vitin e kaluar ishte mbajti shiritin e kapitenit tek ekipi U19. Kolegu i tij në sulm Selenica është aktivizuar më shumti në krahët e sulmit, ndërsa në të shkuarën ka qenë në provë në akademinë  e PSG-së. Të dy sulmuesit ka qenë pjesë e grumbullimeve grupmoshave U17 dhe U19 të Shqipërisë. Mesfushori shtatshkurtër Tabaku ka qenë edhe ai një titullar i rregullt me ekipin U19 të Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online