“Turp që Milani nuk e mendoi Taren pas largimit të Maldinit”, gazetari italian nuk i jep dot shpjegim: Një njeri si ai nuk mund të jet pa ekip

Igli Tare është ende në kërkim të një ekipi për të vazhduar karrierën e tij si drejtor sportiv. Gazetari italian, Fabio Santini, e sheh të turpshëm faktin që ish-lojtari shqiptar është ende pa ekip. Sipas tij, Milani duhet ta kishte menduar si alternativë pas largimit të Paolo Maldinit.

“Më duket e turpshme që dikush si Tare nuk ka gjetur ende një klub. Turp që Milani, pasi largoi Maldinin, nuk mendoi për të. Së bashku me Sartorin ai është ndër menaxherët më të mirë në Itali”, ka thënë Fabio Santini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/