Video | Latifi gati të bëjë kthesën, spektakël në stërvitje dhe rikthim në formacion

0

Liridon Latifi nuk u përshtat siç duhej në futbollin hungarez. Sezoni i parë te Pushkash Akademi rezultoi një goditje shumë e fortë për karrierën e lojtarit. Një konflikt me trajnerin Atila Pinter bëri që 24-vjeçari të përjashtohej nga ekipi i parë.

Por, me largimin e Pinterit, duket se dyert për Latifin janë hapur sërish. Ish-futbollisti i Skënderbeut është rikthyer të jetë një pjesë e rregullit e formacionit titullar. Megjithëse fillimi i sezonit ka qenë katastrofik për skuadrën në përgjithësi, te Pushkash kanë besim se situata mund të ndryshojë shumë shpejt.

Në postimin më të fundit në rrjetin social “Instagram”, Pushkash ka veçuar një stopim topi “alla-Nejmar” të bërë nga Latifi gjatë një seance stërvitore.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.