VIDEO | Kamza dhe balta nuk e ndalin dot Flamurtarin!

Dëshirohej shumë vazhdimësia në Vlorë dhe ka ndodhur: Flamurtari likuidoi 1-0 Kamzën dhe kjo është fitorja e dytë radhazi, pas asaj të marrë një javë më parë ndaj Laçit. Dy ndeshje në shtëpi, gjashtë pikë të plota. Daja dhe të tijtë janë të kënaqur me triumfin e arritur.

Vendosi kapiteni Tomislav Bushiç, i cili me kokë arriti që të ndëshkonte Kamzën pas një goditjeje këndi. Ndeshje të tilla vendosen nga episodet dhe kështu ndodhi. Fusha ishte rënduar prej reshjeve të shiut dhe normalisht ndikoi në përformancën e të dyja ekipeve.

Kamza u mundua shumë, por në aspektin ofensiv ishte i pafuqishëm. Skuadra e Gjokës e bllokoi në pjesën më të madhe të lojës ekipin vlonjat. Fragmenti i parë i lojës, që ishte goxha i vakët, mund të mbahet mend vetëm për një goditje nga distanca e Alvesh dhe për një ndërhyrje të Frashërit.

45 minutat e dyta nisën vrullshëm. Luftë e fortë sportive, por sërish ka konfuzion. Mungon pasi i fundit dhe gjithçka u vendos nga Alvesh nga një goditje standarde. Në fund Hyseni mund të shënonte edhe golin e dytë, por gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0 dhe Flamurtari mban hapin e skuadrave që ndodhen mbi ta në klasifikim. Kamza mbetet në zonën e ftohtë dhe duhet të mendojë për ndeshjen e radhës me Skënderbeun.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Kategoria Superiore – Java 17

E premte, më 14 dhjetor 2018, ora 17:00
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

FLAMURTARI–KAMZA 1-0
Shënues:
Bushiç 67′

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Alla, Pollozhani, Kotobelli, Useini, Batha, Torasa (Musta 68′), Alvesh (Mustafa 74′), Kale, Bushiç (Hyseni 80′). Trajner: Ilir Daja.
Kamza: Avdyli, Frashëri, Bonani, Arrabal, Idrizaj, Rezi (Zisi 67′), Malaj, Mehmeti, Fukui (Roloviç 72′), Plaku, Martinena (Mumajesi 86′). Trajner: Ernest Gjoka.

Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Devis Korreshi, Alfred Shkreta, Laver Alla.
Karton i verdhë: Kale72′, Usezini 81′, Siljanovski 83′ / Frashëri 41′, Bonani 60′, Mehmeti 62′
Delegat: Millan Baci; Vëzhgues: Besnik Kaimi.

EPISODET

93′ – Kale pason për Hysenin, mesfushori e devijon topin dhe e dërgon jashtë kuadratit edhe pse ishte i vetëm me portierin.

89′ – Plaku gjuan fort nga jashtë zone, portieri Koliçi grushtoi topin dhe largoi rrezikun.

67′ GOL – Nga këndi erdhi goli për Flamurtarin, krosi në zonë u shfrytëzua nga Bushiç, i cili me kokë e mposhti  portierin Avdyli

49′ – Goditje këndi për Kamzën, kros në zonë dhe Batha me kokë e dërgoi topin pak mbi traun e portës së tij.

41′ – Erlis Frashëri ka ndërhyrë në mënyrë të ashpër në mesfushë, gjyqtari Cjapi i tregoi kartonin e verdhë.

26′ – Kros  në zonë, aty ku ndodhen Bushiç e Arrabal. Topi devijohet nga braziliani i Kamzës dhe kontrollohet më pas nga portieri Avdyli. 
18′ –
rasti i parë i rrezikshëm, Danilo Alvesh shmang Fukuin dhe gjuan fort nga jashtë zonës. Portieri Avdyli arrin ta devijojë topin e gjuajtur nga sulmuesi brazilian.

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Alla, Pollozhani, Kotobelli, Useini, Batha, Torasa (Musta 68′), Alvesh (Mustafa 74′), Kale, Bushiç (Hyseni 80′). Trajner: Ilir Daja.
Kamza: Avdyli, Frashëri, Bonani, Arrabal, Idrizaj, Rezi (Zisi 67′), Malaj, Mehmeti, Fukui (Roloviç 72′), Plaku, Martinena (Mumajesi 86′). Trajner: Ernest Gjoka.

Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Devis Korreshi, Alfred Shkreta, Laver Alla.
Karton i verdhë: Kale72′, Usezini 81′, Siljanovski 83′ / Frashëri 41′, Bonani 60′, Mehmeti 62′
Delegat: Millan Baci; Vëzhgues: Besnik Kaimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *