VIDEO: Junajtid për turp, Evertoni i jep katër shuplaka!

0

Mançester Junajtid me shumë gjasa duhet të mjaftohet me “Europa League” sezonin e ardhshëm, pasi humbja e turpshme 4-0 kundër Evertoni e largon edhe më shumë me katër vendet e para në Premier League.

Që kur Ole Gunar Solskjaer nënshkroi si trajner me kohë të plotë i Junajtid, skuadra ka pësuar një rënie drastike. Ndeshja e sotme kundër Evertonit ishte totalisht për t’u harruar.

Riçarlison, Sigurdson, Dinje dhe Uollkot ishin autorët e golave për Evertonin, që po ashtu synon një vend në Europë, pasi tashmë është në vend të shtatë dhe shumë pranë “Europa League”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.