VIDEO | Festë në Selanik, PAOK mund Olimpiakosin dhe marshon drejt titullit

Në Selanik besojnë më shumë se kurrë se pritja 34-vjeçare e PAOK-ut për një titull kampion po vjen drejt fundit.  Në përballjen e sotme ndaj rivalëve të Olimpiakosit skuadra selanikase fitoi bindshëm me rezultatin 3 – 1.

Me tri pikët e siguruara ditën e sotme, PAOK çon diferencën me Olimpiakosin në nëntë pikë, ndërsa mbeten dhe 10 javë kampionat.

Në “Toumba Stadium” nuk kishte si të mungonte mbështetja e zjarrtë e tifozëve të PAOK-ut, që nuk lënë ndeshje pa dhënë spektakël në tribuna. Vierinja dhe Bisevar shënuan për vendasit në minutën e 3-të dhe 19-të, ndërsa Akpom shënoi golin që vulosi takimin në minutën e 83-të.

PAOK 3 –  1 Olimpiakos

Shënues:  Vierinja 3, Bisevar 18′ Apkom 83’/ Podence 88′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *