VIDEO | Faraonët zhbllokojnë sfidën, kualifikimi një hap larg

0

Egjipti është shumë pranë kualifikimit për në fazën me eliminim direkt të Kupës së Afrikës, pasi ka kaluar në avantazh përballë Kongos. Faraonët shfrytëzojnë mjaft mirë një goditje këndi dhe ndërtojnë një aksion të rrezikshëm.

Salah luan shkurt, merr sërish topin pas një kombinimi dhe kroson në zonë. Mbrojtja e Kongos nuk arrin të largojë siç duhet topin dhe nga rrëmuja, përfiton mbrojtësi i Aston Vilës, Elmohamadi, i cili i jep avantazhin Egjiptit pas 25 minutash lojë.

Kupa e Afrikës

Egjipt – Kongo  1-0
Elmohamadi 25’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.