VIDEO | E pazakontë në Holandë, biondja nudo “pushton” fushën!

0

Ndodh shpeshherë që një ndeshje futbolli të ndërpritet për shkaqe të ndryshme. Ndonjë tifoz i thekur që tenton të takojë idhullin e tij, ikje dritash, ndonjë mace, ose qen, që vendos të bëjë një xhiro në fushë, por jo vetëm.

Një rast i veçantë ka ndodhur në futbollin holandez, konkretisht në divizionin e tretë. Luhej ndeshja mes Rijnsburgse Bojs dhe AFC Amsterdam. Miqtë fituan me rezultatin tenistik 2-6 dhe vazhdojnë të kryesojnë renditjen, por ndeshja është ndërprerë për disa momente, si pasojë e një tifozeje.

Një bionde është futur në fushën e blertë dhe ka ndërprerë ndeshjen. Me një flamur në duar dhe komplet nudo, ajo ka vrapuar e lumtur pa u shqetësuar nga askush. Ilaritet mes lojtarëve në fushë dhe tifozëve, madje një gjë e tillë ka “paralizuar” dhe forcat e sigurisë, të cilët nuk kanë ndërhyrë.

Si të gjithë kanë preferuar të shijojnë skenën e veçantë, me vajzën që provokon dhe një nga futbollistët. Pasi ka kryer misionin e saj, ajo ka dalë jashtë fushës mes duartrokitjeve dhe të qeshurave të tifozëve të pranishëm.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.