VIDEO | Bucks shtypin Pacers, Lillard i pafuqishëm ndaj City Thunder

0

Milwaukee Bucks janë një fitore larg triumfit të 50-të këtë sezon. Së fundmi kanë mposhtur Indiana Pacers 117-98 dhe kështu kryesojnë Konferencën e Lindjes. Giannis Antetokounmpo (29 pikë, 5 asiste, 12 rikuperime) dhe Khris Middleton (27 pikë, 4 asiste, 2 rikuperime) ishin ata që udhëhoqën Bucks drejt triumfit, në një ndeshje që u dominua krejtësisht prej tyre.

Portland Trail Blazers-Oklahoma City Thunder përfundoi 121-129 dhe u desh shtesa për të vendosur fituesin. Damian Lillard arriti të shënonte 51 pikë, si dhe të regjistronte 9 asiste e 5 rikuperime, por nuk mundi ta nxirrte skuadrën e tij fituese. Përballë kishte Russell Westbrook dhe Paul George, të cilët ishin në një formë shumë të mirë. I pari shënoi 37 pikë, kurse i dyti 32.

Milwaukee Bucks-Indiana Pacers 117-98
Portland Trail Blazers-Oklahoma City Thunder 121-129

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.