Video | Barcelona ngre trofeun e radhës, Malkom “luftë” me Dembelen

0

Barcelona ka fituar trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Këtë vit skuadra që vizitoi “Camp Nou”, ishin kampionët e Argjentinës Boka Xhuniors. Mysafirët nga Amerika e Jugut ishin të pafuqishëm përballë ekipit të mbushur me yje të Ernesto Valverdes.

Taleni i sapo blerë Bordoja, Malkom, tregoi vlerat e tij duke zhbllokuar rezultatin në minutën 18’ duke finalizuar me të majtën një aksion personal. Më pas erdhi dhe radha e Mesit t’i shënonte bashkëkombësve të tij. Ndërsa goli i fundit erdhi nga mesfushori Rafinja, i cili këtë vit pritet të ketë më shumë hapësira pas largimeve të Andre Gomesh dhe Paulinjos.

Interesante është dhe fakti që te Barcelona ka filluar një garë e egër për një vend në formacion midis Dembeles dhe Malkomit. Një “problem” i mirëpritur nga tekniku Valverde, i cili do i duhet të zgjedhë midis dy lojtarëve shumë cilësorë.

Malkom 18’ (1) – 0

Mesi 39’ (2) – 0

Rafinja 61’ (3) – 0

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.