VIDEO | Barcelona “hutoi” edhe lojtarin e Sitit, feston dhe ofendon Liverpulin!

Në sfidën e një nate më parë mes Barcelonës dhe Liverpulit, i pranishëm në “Camp Nou” ishte edhe futbollisti i Mançester Sitit, Benxhamin Mendi.

Francezi duket se ka qenë për të mbështetur bashkombasit e tij, Umtiti, Dembele dhe Lengle. Gjithsesi, ajo që ka bërë bujë ka qenë festimi i një prej golave, me mbrojtësin e Sitit që feston çmendurisht dhe ofendon edhe Liverpulin duke drejtuar gishtin e mesit.

Pavarësisht rivalitetit mes Mançester Sitit dhe Liverpulit, gjeste të tilla nuk kanë vend në futboll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *