E Para në “lupën” e Ndriçim Kashami: Kjo javë, vendimtare

Kategoria e Parë pritet të njohë verdiktet e saj së shpejti, pasi kanë mbetur vetëm tre javë kampionat. Se kush ngjitet në Superiore është përcaktuar, ndërkohë që tanimë gara vijon për qëndrimin në këtë kategori të futbollit shqiptar.

Ndriçim Kashami, ish-trajneri i Apolonisë dhe Besëlidhjes, në një prononcim të dhënë për SportEkspres.com është shprehur:  “Mendoj se java e 26-të ka katër sfida të vështira, tre prej tyre shumë delikate për mbijetesën. Të gjitha skuadrat në zonën Play-out që luajnë këtë javë janë në ethet e mbijetesës. Një fitore e Burrelit e nxjerr Vorën matematikisht nga e Para, ndërsa në Shënkoll mund të kemi edhe ndonjë surprizë. Delikate janë ndeshjet Tomori-Elbasani dhe Apolonia-Turbina. Nga rezultatet e tyre do të kemi më shumë ngjeshje në renditjen e mbijetesës”.

Më tej ai shton: “Vllaznia dhe Bylisi i dhanë bukuri garës në Play-off dhe e merituan ngjitjen në Superiore. Ndërsa pas kësaj jave, në garën e Play-out do të ketë më shumë dritë për vazhdimësinë në të dy grupet, sepse vetë renditja e skuadrave të rrezikuara e mban pezull këtë situatë”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online