VIDEO | Algjeria në gjysmëfinale, eliminim dramatik për Bregun e Fildishtë

0

Algjeria është gjysmëfinalistja e dytë e Kupës së Kombeve të Afrikës. Kombëtarja magrebase ka eliminuar Bregun e Fildishtë në një takim ku verdiktin përfundimtar e dhanë goditjet e 11-metërshave.

Minutat e rregullta të lojës u mbyllën me rezultatin 1 – 1. Feguli shënoi për algjerianët, ndërsa Koxhia riktheu baraspeshën për afrikano-lindorët. Në goditet e 11-metërshave, Algjerianët u treguan më të saktë duke realizuar katër nga pesë penalltitë, në ndryshim nga kundërshtarët që gabuan në dy raste.

Në gjysmëfinale Algjeria do të ndeshet me Nigerinë, ndërsa çifti tjetër gjysmëfinalist është i përbërë nga Senegali dhe skuadra fituese e përballjes Madagaskar – Tunizi.

Bregu i Fildishtë 1-1 Algjeri (Algeria fiton 5-4 me penallti)
Shënues: Feguli 20′ /  Koxhia 62′

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.