VIDEO | Akuza të rënda, goli i dytë i CR7 nuk e kaloi vijën!

Bardhezinjtë e Juventusit arritën një kualifikim madhështor përballë Atletikos së Madridit. Kristiano Ronaldo shënoi tri herë, duke konfirmuar faktin që është “macja e zezë” e ekipit të Simeones.

Goli i 25-të që portugezi shënon në portën e ekipit “colchoneros”, ndërsa në Spanjë kanë nisur polemikat për ndeshjen. Sipas raportimeve të “Mundo Deportivo”, një tifoz shpjegon se si goli i dytë i Ronaldos, që u konfirmua nga teknologjia, nuk e ka kaluar plotësisht vijën fatale.

Gjithçka mund të duket si fantazi, por tifozi tenton të shpjegojë se si është mashtruar me këtë episod, si në aspektin e vijave të portës, ashtu dhe në zvogëlimin e topit. Tifozi analizon me detaje gjithçka dhe beson fort se Oblak ia ka dalë të shpëtojë portën në rastin në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *