VIDEO: Ajaksi magjik, “mesazh” Juventusit me gjashtë gola

Ajaksi po bën një sezon fantastik dhe talentet që kjo skuadër ka në përbërje duken të pandalshëm. Pasi eleminuan Realin e Madridit nga Liga e Kampionëve dhe ndalën Juventusin në një barazim 1-1, të gjithë sytë janë të fokusuar të gjigantët holandezë.

Sidomos stafi teknik i Juventusit, që po studion me kujdes ekipin e Ajaksit, që duket në një formë të shkëlqyer. Kjo gjë u vërtetua dhe sot, pasi bardhekuqtë kanë shkatërruar 6-2 ekipin e Ekselsiorin.

Sulmuesi i njohur, Huntelar, shënoi një tripletë, Tadiç dopietë dhe një gol nga talenti Kasper Dolberg mjaftuan që Ajaksi t’i dërgonte një mesazh të qartë Juventusit, që në ndeshjen e kthimit në Torino, nuk do të jetë një shëtitje në park, por një sfidë ku do të luftohet deri në fund.

https://www.youtube.com/watch?v=lx1KADmxfHo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *