VIDEO | 180 minuta betejë, Laçi del me kokën lart

0

Laçi është eliminuar me kokën lart nga Europa League. Kurbinasit u mposhtën 1-0 në Izrael nga ekipi i Ber Shevës, që kalon kështu në raundin tjetër kualifikues.

Që në short, gjithçka dukej kundër Laçit, duke pasur parasysh diferencat mes dy skuadrave. Por në 180 minuta përballë një ekipi të njohur, Laçi luajti si i barabartë, duke shfaqur një figurë të mirë të futbollit shqiptar.

Të besuarit e Starovës morën një barazim 1-1 në Shqipëri, që me pak fat, në rastin e shtyllës së Xhixhës, rezultati mund të ishte shumë ndryshe. Me atë barazim me gola, kurbinasit udhëtuan drejt Izraelit për ndeshjen e kthimit, duke bërë një tjetër ndeshje të shkëlqyer. 69 minuta rezistuan luftëtarët e Starovës, të cilët u mposhtën nga një gol i Sabag.

UEFA Europa League, kualifikuese
18 korrik 2019, ora 19:30

H. Ber Sheva – Laçi 1-0 (1-1)
Sabag 69′

Kartonë të verdhë: Biton 22’, Goldberg 54’ / Domgjoni 42’, Shehu 81′

EPISODET –

90’ – Mbyllet takimi në Izrael, Laçi eliminohet me kokën lart nga Europa League

69’ – Vjen goli i parë i sfidës, shënon Ber Sheva. Një krosim nga e djathta nuk largohet dot nga kurbinasit dhe nga pika e bardhë e penalltisë, Sabag është i pamarkuar dhe shënon. 1-0 për izraelitët

68’ – Dalje e rrezikshm e Ber Shevës nga e djathta, krosimi shkon drejt portës së Laçit, por Gjoni bën heroin dhe e largon sferën në goditje këndi

65’ – Mungojnë rastet e pastra. Laçi mbrohet mirë dhe luan ashpër në 30 metrat e fundit, ndërsa Ber Sheva vazhdon të qarkullojë topin

46’ – Nis e dyta në Izrael, asnjë ndryshim në formacione

45’ – Mbyllet pjesa e parë, nuk ka gol në fraksionin e parë të lojës mes Laçit dhe Ber Shevës

34’ – Ber Sheva kërcënon. Sulmuesi izraelit shkëputet mirë nga mbrojtja dhe godet me të majtën në hyrje të zonës, por ndal i sigurt Selmani

20’ – Starova “çmendet” nga pankina për një faull të padhënë në favor të sulmuesit të tij, Nuabueze.

7’ – Rast i mirë për kurbinasit, Xhixha dhe Nuabueze nuk kuptohen me njeri-tjetrin

1’ – Fillon takimi, Ber Sheva e Laçi zbresin në fushë

FORMACIONET

Ber Sheva: Setkus, Biton, Taha, Vitor, Goldberg, Shamir, Haselbaink, Ramzi, Sabag, Marin, Kariljo

Laçi: Selmani, Fangaj, Ignjateviç, Gjoni, Deliu, Domgjoni, Lushkja, Shehu, Teko (Berisha 75′), Xhixha, Nuabueze

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.