E kërkon gjysma e Evropës, Napoli arrin marrëveshjen me yllin e Ligue 1

Juventusi ka “fluturuar” edhe në merkato dhe Napolit i duhet të lëvizë për t’ju afruar bardhezinjve. Hames nuk po duket në “horizont” dhe De Laurentis ka nisur të mendojë për Nikolas Pepe, si lojtari që do rrisë shpresat e napolitanëve.
Ylli nga Bregu i Fildishtë aktivizohet me Lile dhe po shkëlqen çdo ditë e më shumë. Klube të mëdha evropiane janë vënë në radhë për të. Por Napoli duket se i ka parakaluar të gjithë. Siç raportohet nga mediet italiane, të kaltrit kanë arritur marrëveshjen personale me lojtarin.

Gjithsesi, ai akoma ka dashuri për Parisin. Nëse PSG niset me një ofertë drejt Liles për të, Pepe është gati ta hedhë në “kosh” mundësinë për të ardhur në Napoli. Lile e vlerëson 24-vjeçarin 70 milionë euro. Çmim që shkakton “dhimbje koke” në klubin italian, por edhe në Paris. Këto të fundit do e merrnin vetëm në rast të ikjes së Nejmar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online