Valverde: Problemet e Barcelonës nisën pas largimit të Nejmarit

0

Dukej gjithçka perfekte te Barcelona para ndeshjeve të Superkupës, por erdhi largimi bombë i Nejmarit dhe që aty duket se situata ka marrë të tatëpjetën. Dy humbjet kundër Realit ishin djegëse për shumë arsye, përtej rezultatit, ndërsa trajneri i ri Ernesto Valverde e ka nisur shumë ters dhe tashmë e pranon se momenti është mjaft negativ: “Reali e nisi më mirë se ne ndeshjen e kthimit dhe që aty u bë e pamundur përmbysja. Na kanë munguar energjitë fizike për të bërë presing të vazhdueshëm, por në radhë të parë duhet ta marrim veten në aspektin moral. Kampionati nis këtë fundjavë dhe futbolli përmban prova e vështirësi”.

Valverde e pranon se gjithçka është përmbysur me largimin e Nejmarit: “Gjatë javëve të fundit kanë ndodhur gjëra që kanë shkatërruar ekuilibrin e skuadrës dhe duhet të gjejmë një të ri. Po punojmë, është një moment i vështirë sepse kemi humbur, por nuk kemi alternativa, duhet të shohim përpara. Nëse vijnë lojtarë të tjerë, do të rigjejmë ekuilibrin tonë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.