Valverde e injoron, Vidal dremit në pankinë

Arturo Vidal po kalon një periudhë negative te Barcelona. Mesfushori kilen nuk po arrin të marrë minuta, raporti me trajnerin Valverde është thyer dhe atij i ka mbetur të ndjekë nga stoli shokën e skuadrës.

Gjatë fitores kundër Seviljes, kamerat kanë qenë të fokusuara te 31-vjeçari, trishtimi i të cilit dallohej qartë. Pas dëmtimit të Mesit, i cili do të mungojë në gjashtë ndeshjet e ardhshme, erdhi dhe “dënimi” për Vidal.

Ernesto Valverde, i cili e ka shprehur hapur se lojtari duhet të luftojë për të fituar një vend në formacion dhe nuk e fshehu mërzitjen e tij për fjalët e thëna nga Vidal, vendosi të largonte Artur nga loja, për të futur Serxhi Roberton. Ky i fundit luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, por Valverde vendosi ta aktivizojë në mesfushë. Një sinjal i qartë që ai nuk beson më te kileni.

Kjo gjë nuk mjaftoi, ndërsa trajneri kreu dhe zëvendësimin e tretë, duke aktivizuar Munir në vendin e Suarez. Pasi e pa se nuk mund të luante më në këtë ndeshje, Vidal vendosi të merrte një sy gjumë në pankinë. Lojtari është kapur duke dremitur. Mesa shihet ai është “dorëzuar” dhe zgjidhja më e mirë mes palëve është largimi i 31-vjeçarit në merkaton e janarit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *