U largua nga Luftëtari, Liçaj gjen skuadrën e re

0

Lejdi Liçaj doli lojtar i lirë në fund të muajit dhjetor, pasi i përfundoi kontrata me skuadrën e Luftëtarit. Në takimet e fundit me gjirokastritët ai nuk u aktivizua, çka bëri që edhe të mos kishte diskutime për rinovimin e marrëveshjes.

Gjatë kësaj periudhe Liçaj nuk ka qëndruar duarkryq, pasi ka arritur marrëveshjen për të vijuar karrierën e tij aty ku edhe ka luajtur më së shumti: te Flamurtari. Lajmi raportohet nga “A2 News” dhe mbetet vetëm zyrtarizimi i mbrojtësit të djathtë tek ekipi i vendlindjes.

Futbollisti 31-vjeçar rikthehet pas një viti në Vlorë, ndërkohë që në karrierën e tij ka provuar të veshë edhe fanellën e Skënderbeut dhe Bylisit. Liçaj mund t’i bëjë shumë punë trajnerit Ilir Daja, pasi luan në disa pozicione.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.