Jo vetëm Godin, Inter përgatit një tjetër goditje në mbrojtje

Drejtuesit e Interit vazhdojnë punën për të përforcuar ekipin e Luçiano Spaletit. Objektivat kryesorë janë bazuar në repartin difensiv, ndërsa zikaltrit kanë arritur akordin me Diego Godin. Uruguaiani ka vendosur të largohet nga Atletiko e Madridit në fund të sezonit, atëherë kur i mbaron dhe kontrata. Një afrim fantastik për Interin, që do të sigurojë me parametra zero shërbimet e një prej mbrojtësve më të mirë në botë.

Zhoao Miranda

Por, rikthehemi në janar. Zhoao Miranda është pranë largimit nga ekipi. 34-vjeçari rinovoi përpara pak kohësh kontratën deri në verën e vitit 2020, por eliminimi nga Champions dhe fakti që nuk po merr shumë minuta, po shtyjnë brazilianin të ndërrojë ambient.

Hoakim Andersen

Interi nuk dëshiron të mbetet i papërgatitur dhe “Corriere dello Sport” raporton se zikaltrit kanë gati zëvendësuesin e Mirandës. Ai është Hoakim Andersen, është 22 vjeç, luan me Sampdorian dhe po bën paraqitje të mira. Danezi ka zhvilluar 19 ndeshje në total këtë sezon, ndërsa Interi është gati të sigurojë shërbimet e tij, nëse humbet ato të Mirandës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online