Tre “musketierët” e Cungut, asnjë nga “garda e vjetër”

Kukësi nuk është në momentin e tij më të mirë kjo pasi vjen nga dy humbje me Skënderbeun dhe Partizanin, Kuksianët janë në vendin e katërt me 13 pikë, plot 6 pikë nga vendi i parë, që mbahet nga “demat”. Kuksianët janë klubi i vetëm që ke kanë deklaruar objektivin e tyre, i cili është titulli kampion.

Edhe pse Kukësi është një nga skuadrat që ka një organikë të pasur, tekniku Cungu ka kërkuar që në momentin që ka ardhur afrime të tjera në skuadër. Diçka të tillë e përsëriti dhe pas ndeshjes me Partizanin, ku theksoi qe pret merkaton dimërore për të ndryshuar diçka.

Ç’është e vërteta nëse u hedhim një sy aktivizimeve të lojtarëve shohim që vetëm 3 futbollistë janë me minutazh të plotë. Edis Maliki, Ardian Cuculi dhe Rexhinaldo numërojnë secili nga 720 minuta . Sulmuesi duhet përmendur ka vetëm një zëvendësim në sekondat shtesë të ndeshjes me Tiranën. Këta tre futbollistë janë ata që Cungu beson më shumë pasi nuk kanë humbur asnjë miutë nga koha e rregullt le të themi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *