Torino prezanton skuadrën pa Belotin

0

Andrea Beloti është një ndër sulmuesit më të kërkuar në Europë dhe Torino pret me qetësi ankandin, por ndërkohë duket se vetë sulmuesi ka zgjedhur Milanin.

Torino kërkon 100 milionë dhe nuk bën asnjë lëshim, por në të vërtetë klubi torinez po bëhet gati për shitjen e yllit të vet.

Kjo vërtetohet edhe nga fakti se Torino ka prezantuar sot fanellën e sezonit 2017-2018, duke përzgjedhur Lianko, Sirigu, Moreti e Iago Falké si imazhi, por jo Belotin.

Çelsi ka paratë për një sulmues klasi, Milani ka OK nga Beloti, i cili nuk dëshiron të largohet nga Italia dhe është entuziast për një bashkim me Bonuçin me shokë, që kanë zgjedhur ngjyrat kuqezi. Milani ofron 40-45 milionë euro, plus Paletën dhe Niangun, por shifra totale me këta të dy nuk i kalon 65 milionë eurot, ndaj Torino reziston, për momentin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here