“Topi i Artë, për një francez”

France Football po publikon 30 kandidatët për Topin e Artë, çmim që do të jepet në muajin dhjetor, ndërsa është i hapur debati se kush e meriton trofeun prestigjioz, sepse realisht këtë vit duket se mund të thyhet hegjemonia e Mesit dhe Ronaldos.

Të shumtë shohin Luka Modriç si pretendent serioz, por ndërkohë Franca fitoi Botërorin dhe lojtarë si Grizman e Mbape mahnitën, ashtu si në klubet përkatëse këtë vit.

Pikërisht sulmuesi i Atletikos, Antuan Grizman, është më i hapuri nga të gjithë kur bëhet fjalë për Topin e Artë, sepse nuk mundohet të tregohet diplomat, duke e thënë hapur se ka bërë gjithçka për të merituar trofeun.

Ndërkohë , France Football ka kryer një intervistë me kampionin e botës, duke e vendosur në faqen e parë të revistës, me titullin domethënës: “Topi i Artë duhet t’i shkojë një francezi!”.

Grizman i ka idetë e qarta, por në votimin final do të shihet sa vlejnë mesazhet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *