Tentativa e parë për “armëpushim”, Marota takohet me çiftin Ikardi

0

Xhuzepe Marota është takuar gjatë ditës së sotme me Mauro Ikardin dhe Uanda Narën. Administratori i deleguar i klubit zikaltër ka takuar sulmuesin dhe agjenten e tij, ndërsa lajmi është bërë publik nga Interi në “Twitter”. Një gjë e tillë pritet të shkrijë akullin mes palëve. Marota do t’i paraqesë çiftit kontratën e re, por vështirë që rinovimi të vijë në këto momente.

Bëhet fjalë për një takim të përzemërt, që synon gjetjen e një zgjidhje në interes të të gjithëve”, shkruan klubi zikaltër. Ky është një hap pozitiv drejt zgjidhjes së një situatë, që është zgjatur shumë dhe që po mban peng prej kohësh ambientin zikaltër.

Pasojat vihen re dhe tek ekipi, që ka harruar të fitojë, është parakaluar nga Milani në renditje dhe rrezikon seriozisht kualifikim në Champions Ligë për sezonin e ardhshëm.

Ikardi vazhdon të mos aktivizohet dhe refuzon të luajë, duke u justifikuar pas një dëmtimi plot dyshime. Klubi ka bërë hapin e vet me anë të Marotës. Tani është moment që Mauro të tregojë si ai komandon dhe vendos për vetën e tij e jo Uanda.

Siç citon “Corriere dello Sport”, Marota i ka konfirmuar 26-vjeçarit faktin që Handanoviç do të vazhdojë të jetë kapiteni i ekipit dhe ka asnjë shans që klubi të tërhiqet nga vendimi i tij. Takimi ka dhënë sinjale pozitive dhe qëllimi kryesor për momentin është rikthimi i lojtarit nën urdhrat e Spaletit dhe në fushën e blertë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.