Tiranës e Lushnjës u mbyllen stadiumet, gjobë dhe për Partizanin

0

Derbi i së premtes midis Tiranës dhe Partizanit u shoqërua me një numër tejet të lartë tifozësh. Siç ndodh gjithmonë në këtë takim, në tribuna u përdoren shumë materiale piroteknike dhe në momente të caktuara të ndeshjes pati sende të hedhura në fushë.

Këto episode nuk kanë ngelur jashtë syrit të komisionit të disiplinës, që ka dënuar me një ndeshje pa tifozë klubin kryeqytetas. Bardheblutë do ta shlyejnë dënimin në ndeshjen e Kupës kundër Laçit, më datë 13 mars. Dënim ka pasur dhe për Partizanin, që është dënuar me treqindmijë lekë gjobë për sjelljen e gabuar të tifozëve.

Dënim të rëndë ka marrë dhe Lushnja, që do të luajë katër ndeshje pa tifozë për shkak të sjelljeve të spektatorëve.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

  1. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, bazuar në Nenit 66 të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
  2. FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, bazuar në Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lek.
  3. Lojtari i KF “Shënkolli”, Bledi Zefi, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/b) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i KF “Lushnja”, Mikel Spaho, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/b) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende të forta brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, bazuar në Nenit 66/3/b) të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë.
  6. KF “Pogradeci” U-19, për dështim në përmbushjen e detyrimeve në ndeshje me KF “Tomorri” U-19, ne bazë 55/1 të KDS dhe 49 të Rregullores së Aktivitetit, humbet ndeshjen në tavoline me rezlutatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  7. KF “Burreli” U-19, për mos paraqitje ne ndeshje me KF “Kukësi” U-19, ne bazë 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavoline me rezlutatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  8. KF “Bylis” U-17, për mos paraqitje ne ndeshje me KF “Oriku” U-17, ne bazë 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavoline me rezlutatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  9. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Gramozi”, Gerald Gjoni dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Gerald Gjoni vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.