Tahiraj: Nuk e prisja të isha titullar. Ismajli: E mbytëm Lokomotivën!

Fillimi i sezonit ishte katastrofik për skuadrën e Hajdukut të Splitit, por së fundmi situata po rikthehet drejt normalitetit. Skuadra ka fituar katër nga pesë përballjet e fundit dhe në takimin e sotëm ndaj Lokomotivës së Zagrebit ishin protagonistë dy lojtarë shqiptarë.

Qendërmbrojtësi Ardian Ismajli zhbllokoi takimin, duke gjetur kështu golin e parë në kampionatin kroat, ndërsa sulmuesi anësor Françesko Tahiraj iu besua për herë të parë një vend në formacionin titullar.

“I mbytëm ata që nga minuta e parë deri në minutën e fundit. Ishte një fitore e merituar. Duhet të vazhdojmë kështu dhe do ta kapim Europën  (Hajduk ndodhet pesë pikë larg Lokomotivës së vendit të katërt). Kishim rreth 17 mijë tifozë që po na mbështetin, mendoj se ua shpërblyem me këtë fitore”, përfundoi Ismajli.

https://www.youtube.com/watch?v=bfmheig-BJE

“Nuk e prisja që trajneri të më vendoste në formacionin titullar.  Tifozët ishin lojtari jonë i 12-të. Ata më duartrokitën të gjithë kur u zëvendësova. Tani do të festojmë pak. Shpresoj që të vazhdojmë kështu. Ishte ndeshja ime e parë si titullar dhe them se nuk bëra keq”, tha Tahiraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *