Surpriza e radhës nga Tare, një kapiten nga Premier Liga për Lacion

Sergej Milinkoviç-Saviç do të shitet nga Lacio me shumë mundësi dhe Igli Tare po kërkon zëvendësuesin e tij. Sipas raportimeve të Corriere dello Sport, i përzgjedhuri është Luka Milivojeviç.

28-vjeç, shok skuadre te Serbia me Sergejn, kapiten i Kristial Palas, “ xhol” në mesfushë dhe sens goli. Kontrata me klubin e Premier Ligës i përfundon verën e ardhshme dhe as që ka ndërmend të rinovojë.

Kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro, por fakti që kontrata i skadon verën e ardhshme mund t’i përgjysmojë çmimin. Milivojeviç shënoi 12 gola dhe dhuroi 2 asiste sezonin e kaluar me Kristal Palas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *