Sukses edhe për femrat kuqezi, mposhtin Maqedoninë në miqësore

0

Sot është luajtur një miqësore mes Shqipërisë Femra dhe Maqedonisë, ndeshje që është mbyllur me triumfin e femrave kuqezi me rezultatin 3-1. Edhe pse e panë veten në disavantazh që në minutën e 12-të, futbollistet e Shqipërisë nuk u dorëzuan dhe arritën ta përmbysnin takimin.

Fillimisht, barazuan në minutën e 32’ me anë të Gjinit, për ta mbyllur pjesën e parë në baraspeshë. Në pjesën e dytë, kombëtarja jonë dominoi, duke shënuar dhe dy herë të tjera dhe duke mos pësuar. Në minutën e 75’, do të gjenim avantazhin, falë golit të Doçit , ndërsa vetëm tre minuta më vonë, shënuam dhe golin e tretë, duke vendosur rezultatin final të sfidës, 3-1.

Miqësore, femra

Shqipëri – Maqedoni  3-1
Gjini ’36, Doçi ’75, Bajraktari ’78/ Maksuti ’12

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.