Skuadër e mbipopulluar, Dortmundi largon sulmuesin

0

Borusia Dortmund është një skuadër e mbipopulluar. Gjermanët kanë afruar disa lojtarë, por akoma nuk kanë nisur me largimet nga “Signal Iduna Park”. I pari që nis “maratonën” e daljeve është Andre Shyrle. Sulmuesi nuk është bashkuar me ekipin në fazën pregatitore për shkak se po punon për të gjetur një destinacion të ri.

Mediet gjermane tregojnë se 28-vjeçari e ka përfunduar kërkimin e tij. Ai do të transferohet në Rusi te Spartaku i Moskës. Gjermani ka arritur marrëveshjen dhe në orët në vazhdim do të udhëtojë drejt Moskës për të zyrtarizuar marrëveshjen. Trajneri Favre ka 34 lojtarë në dispozicion. Kështu pritet të ketë edhe largime të tjera. Kagaua dhe Filips janë me një këmbë jashtë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.