“Atalanta befasi e bukur, Gasperini meriton ‘Pankinën e Artë'”

Atalanta ka nisur prej ditësh përgatitjet për sezonin e ri. Një ndër surprizat më të bukura të 2-3 viteve të fundit në Serie A e pret një sezon emocionues dhe i vështirë. Ekipi bergamask do të provojë emocionet e grupeve të Champions Ligës.

Djemtë e Gasperinit zhvilluan një futboll fantastik sezonin e kaluar dhe vetëm Juventusi me Napolin grumbulluan më shumë pikë. Atalanta ka fluturuar drejt Anglisë, aty ku do të zhvillojë tre miqësore (Suonsi, Noruiç dhe Leister Siti).

Françesko Guidolin

Sot do të jenë përballë uellsianët e Françesko Guidolin, trajnerit të njohur italian. Ky i fundit nuk i ka kursyer elozhet për Atalantën dhe sidomos trajnerin e saj.

“Vendi i tretë në sezonin e kaluar ishte një befasi e bukur e Atalantës. Gjithçka ishte shumë e bukur. Komplimente skuadrës, familjes Perkasi, gjithë stafi dhe sidomos Xhan Piero Gasperinit. Askush më shumë se ai nuk e meriton ‘Pankinën e Artë’. Besoj se Atalanta mund të kualifikohet në grupin e saj”, thekson Françesko Guidolin.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online