Skoulls: Dyshoj nëse Alegri do të kishte kaq nerva me Pogbanë!

Ulja e Ole Gunar Solskjaer në stolin e Mançester Junajtid ka rikthyer ekipin te rezultatet pozitive. Shumë lojtarë kanë “rilindur”, mbi të gjithë Pol Pogba. Pol Skoulls është një nga personat që e kanë kritikuar më shumë mesfushorin francez dhe ish-legjenda e “Djajve të Kuq” shpjegon se pse e ka bërë këtë gjë.

Ai vlerëson trajnerin norvegjez, por dyshon shumë nëse Pogba do të trajtohej në të njëjtën mënyrë nga trajneri i Juventusit. “Kam qenë një nga kritikët e tij më të mëdhenj dhe e kam urryer një gjë të tillë, por e kam bërë një gjë të tillë sepse kam luajtur me të. E di mirë se çfarë lojtari është.

E ndjek prej vitesh ecurinë e tij dhe e di se çfarë talenti është. Ajo që ka bërë Solskjaer nuk është aspak e thjeshtë dhe i ka krijuar kushtet e duhura për të bërë mirë. Nuk jam i sigurt nëse Alegri do të kishte patur të njëjtin qëndrim kundrejt lojtarit”, përfundon ish-mesfushori i Junajtid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *