Daja: T’i injorojmë këta arbitra, ja çfarë na motivon më shumë!

Flamurtari është mundur në shtëpi nga Kukësi, në një ndeshje që pati shumë polemika për shkak të gjykimin. Trajneri Ilir Daja foli për mediat dhe shpjegoi nisjen e ngadaltë të skuadrës së tij. Pikërisht mungesat bënë që ritmi të mos ishte i zakonshmi që  në fillim.

“Mungesat e shumta na kushtëzuan shumë, prandaj nuk filluam ndeshjen në atë ritmin e manovrën e duhur. Më pas provuam gjithçka dhe futbollistët në fushë morën kontrollin e lojës dhe shënuan golin e barazimit”, tha Daja.

Daja merret edhe me gjykimin: “Pësuam golin e dytë në një goditje standarde, ku kishim kundër edhe erën. Për mendimin tim faulli që u dha për rastin në  fjalë ishte më shumë për ne se sa për kundërshtarin. Gjithsesi nuk do të bie në nivelin e këtyre që gjykojnë futbollin shqiptar, sepse ata marrin kurajën që në një qytet sportdashës dhe të traditës si Vlora, të vendosin jo në bazë të rregullores së futbollit, por në bazë të rregullores, por vetëm në bazë të asaj që ata e shikojnë. Më mirë të mos i vëmë në qendër të vëmendjes e t’i injorojmë”.

Trajneri i Flamurtarit nuk dorëzohet dhe tregon pse: “Ajo që më jep një motivim më shumë, përveç lojtarëve me eksperiencë, ku Pollozhanit tani i mungojnë dy dhëmbë për shkak të dyluftimeve, është dhe prezenca e lojtarëve të rinj si Rrapaj e Ziaji që futen e bëjnë mirë, pasi në fund fare janë lojtarë që i takojnë  perspektivës të futbollit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online